image Akrobatja rrëzohet nga pesë metra lartësi, tmerrohen fëmijët që kishin shkuar me prindërit për të parë performancën

Të tjera

Akrobatja rrëzohet nga pesë metra lartësi, tmerrohen fëmijët që kishin shkuar me prindërit për të parë performancën

news image

Një akrobacione në një cirk, një 26-vjeçare është rrëzuar nga pesë metra lartësi para qindra fëmijëve, që ishin të shoqëruar nga prindërit dhe kishin shkuar për ta ndjekur nga afër performancën.

Tatyana Zolotukhina po performonte me bashkëshortin Sergey Zolotukhin, 34-vjeç, kur ai nuk arriti t’i kap dorën dhe si pasojë u rrëzua në tokë nga pesë metra lartësi.

Ngjarja ka ndodhur në Omsk të Rusisë, ku kamerat kapën momentin kur bashkëshorti i saj vrapon për ta ndihmuar dhe e largon nga skena.

Në momentin kur po mbretëronte heshtja në cirkun e Omskut, 34-vjeçarja rrëzohet dhe fëmijët fillojnë të bërtasin të tmerruar me atë çfarë panë.

Si pasojë e këtij rrëzimi, ajo ka thyer nyjën e këmbës dhe është dërguar me urgjencë në spital për tretman.

/GazetaSinjali/