Një helikopter i ushtrisë pakistaneze është rrëzuar në Kashmirin pakistanez, ku si pasojë nuk ka mbijetuar asnjë nga personat që ndodheshin në bord.
Sipas ushtrisë pakistaneze, bëhet fjalë për një helikopter Mi-17 të Forcave Ajrore të Pakistanit, i cili është rrëzuar gjatë ngritjes pranë Muzaffarabadit për shkak të një defekti teknik.
“Një helikopter Mi-17 i Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua gjatë ngritjes pranë Muzaffarabad sot për shkak të një defekti teknik”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
“Nuk ka të mbijetuar”, shtoi ushtria, pa dhënë detaje për numrin e personelit që ndodhej në helikopterin e prodhimit sovjetik, një variant i Mi-8 rus me kapacitet prej rreth 30 personash.
Sipas një dëshmitari, helikopteri u rrëzua gjatë ngritjes dhe u përfshi menjëherë nga flakët, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.
Another visual has surfaced following the Pakistan Army Mi-17 helicopter crash near Muzaffarabad in Pakistan-occupied Kashmir. pic.twitter.com/Gh0E6Uqo62
— SILENT BRIEF (@SilentBriefHQ) June 10, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!