image Rrëzohet helikopteri në Meksikë, vdesin pesë persona

Botë

Rrëzohet helikopteri në Meksikë, vdesin pesë persona

news image

Të paktën pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror në Meksikë, pasi një helikopter është rrëzuar sot në rajonin qendror të Meksikës Aguascalientes.

Momenti i rrëzimit të helikopterit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Në videon e transmetuar nga mediet meksikane, shihet helikopteri që humbet kontrollin, e për pasojë rrëzohet në tokë.

Për fat të keq asnjë nga pesë pasagjerët që ndodheshin në bordin e helikopterit nuk mbijetuan.

Mes viktimave është edhe një zyrtar i lartë i pushtetit vendor.

Edhe pse hetimet për shkakun e aksidentit janë duke vazhduar, guvernatori Teresa Jimenez Esquivel tha në një konferencë për shtyp se nuk ka të dhëna për aktivitet kriminal.

/GazetaSinjali/