image Rrëzohet oxhaku i një ndërtese në qendër të Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit

Kosovë

"Nënë Tereza"/ Rrëzohet oxhaku i një ndërtese në qendër të Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit

news image

Oxhaku i një ndërtese në qendër të Prishtinës është rrëzuar.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke interveruar, raporton Gazeta Sinjali.

Vendi i ngjarjes në sheshin “Nënë Tereza” është rrethuar me shiritë të sigurisë.

Rrëzimi i oxhakut vlerësohet të ketë ndodhur si pasojë e erërave të fuqishme dhe reshjeve të vazhduara të shiut dhe borës, të cilat kanë shkaktuar dëme në të gjithë vendin. /Gazeta Sinjali/