image Rrëzohet kulmi i shkollës fillore në Lipjan për shkak të erës (PAMJE)

Sinjalizime

Rrëzohet kulmi i shkollës fillore në Lipjan për shkak të erës (PAMJE)

news image

Moti në ditët e fundit ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa pjesë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë të tillë e ka shkaktuar edhe në shkollën fillore “Ernest Koliqi”, në Babush të Muhaxherëve, në qytetin e Lipjanit, ku si pasojë e erërave të forta është rrëzuar kulmi i shkollës.

Në adresë të Gazetës Sinjali, një sinjalizues i ka dërguar pamjet, ku shihet se si janë dëmtuar disa objekte dhe lisa në hapësirat e shkollës.

/GazetaSinjali/