image Rreziku për sulmin terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Siguri

Rreziku për sulmin terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se disa organizata të huaja u kanë dërguar e-mail punëtorëve të stafit që t’i shmangin vizitat në qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë dhe në qendrat tregtare në Ferizaj, pasi ka rrezik për një sulm të mundshëm.

Në e-mailin që ka siguruar Sinjali thuhet se arsyeja është një rrezik i mundshëm deri më 30 nëntor dhe se Policia po e monitoron të dyshuarin.

“Është marrë informacion se një ekstremist “ujk i vetmuar” mund të planifikojë një sulm në një nga qendrat tregtare. Koha e mundshme është deri më 30 nëntor. Policia është duke e vëzhguar të dyshuarin. Për të qenë të sigurt, të gjithë anëtarët këshillohen që të shmangin vizitat në zonat e mëdha tregtare, veçanërisht qendrën tregtare Albi dhe qendrat tregtare në Ferizaj/Uroševac“, thuhet në e-mail.

Ndërkohë Policia, pa e specifikuar rastin, ka thënë për Gazetën Sinjali se si institucion merr masat varësisht nga natyra e informacionit. 

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”.

/GazetaSinjali/