image Rrezikohet "El Clasico", La Liga ju shkruan papritur Realit dhe Barçës

Futboll

Protestat/ Rrezikohet “El Clasico”, La Liga ju shkruan papritur Realit dhe Barçës

news image

Një lajm i papritur ka ardhur nga Spanja. “El Clasico” rrezikon të mos luhet më 26 tetor, siç ishte planifikuar.

Sfida e parë e derbit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit është parashikuar të luhet më 26 tetor në “Camp Nou”, por gjërat mund të ndryshojnë. La Liga po monitoron me kujdes protestat e shumta në Barcelona dhe ka hedhur një ide mbi tavolinë.

Drejtuesit e kampionatit spanjoll u kanë kërkuar Realit dhe Barcelonës të ndryshojnë stadium. Ideja e tyre është që sfida e parë të luhet në Madrid, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ndërsa takimi i 2020 të luhet në Camp Nou.

Shkresat zyrtare kanë mbërritur dhe klubet po i shqyrtojnë. Situata nuk është e qetë, pasi ka protesta të shumta në Barcelona dhe një “El Clasico” mund të shtonte problemet, duke ditur dhe armiqësinë që ekziston mes dy klubeve.