image Barcelona ende pa Torresin e Pedrin, mungojnë në El Clasico

Futboll

Barcelona ende pa Torresin e Pedrin, mungojnë në El Clasico

news image

Barcelona në mesjavë do zhvillojë ndoshta ndeshjen më të vështirë kohën e fundit, pasi do përballen me rivalin e përbetuar, Real Madrid.

Dy gjigantët spanjoll do garojnë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Edhe pse kishte pak shpresë që Barcelonës t’i riktheheshin disa nga yjet kryesorë, kjo nuk do vlejë për dyshen Ferran Torres dhe Pedri.

Sipas Esport3, dyshja kanë rezultuar sërish pozitiv me COVID-19 në analizat e fundit, kësisoj nuk do udhëtojnë me skuadrën në Arabinë Saudite.

Xavi shpresonte që t’i jepte minuta dyshes me shpresën që t’i ndihmojnë për të mposhtur Real Madridin, skuadër që është duke kaluar në super formë. /Gazeta Sinjali Sporti/