image 'El Clasico' vendor i takon Trepçës, mitrovicasit rimarrin kreun e tabelës

Basketboll

‘El Clasico’ vendor i takon Trepçës, mitrovicasit rimarrin kreun e tabelës

news image

Trepça i është rikthyer fitoreve në elitën e basketbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport.

Mitrovicasit mposhtën Prishtinën në ‘El Clasicon’ kosovare me rezultat të thellë 94-72.

Xehetarët ishin më të mirë se bardhekaltërit që nga fillimi i takimit deri në fund.

Dyshja e zakonshme te vendasit, Tyron Cockfield Jr me 20 pikë dhe Drilon Hajrizi me 16 sosh ishin më të dalluarit, si dhe Samir Zekiqi me 17 tjera.

Në anën tjetër te mysafirët, më efikasi ishte Dachon Burke me 16 poena.

Me këtë fitore Trepça rimerr kreun e Superligës, duke i arkëtuar 6 fitore dhe 2 humbje, përderisa Prishtina ka 4 fitore dhe 4 humbje në pozitën e gjashtë. /Gazeta Sinjali Sporti/