image El Clasico e parë e vitit 2022 luhet javën e ardhshme në Superkupën e Spanjës, ja orari

Futboll

El Clasico e parë e vitit 2022 luhet javën e ardhshme në Superkupën e Spanjës, ja orari

news image

Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll ka publikuar oraret e Superkupës së Spanjës.

El Clasico e parë e vitit 2022 mes Real Madridit dhe Barcelonës do të jetë të mërkurën, më 12 janar, në orën 20:00.

Ndeshja është e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Superkupës dhe do të zhvillohet në stadiumin ‘King Fahd’ në Riad.

Fituesi i këtij takimi do të luaj finalen të dielën, më 16 janar, në orën 19:30 në të njëjtin stadium kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Atleticos dhe Athletic që do të luajnë më 13 janar gjysmëfinalen e dytë.

/Gazeta Sinjali Sporti/