image Këta janë futbollistët e ftuar nga Xavi për derbin ndaj Real Madridit

Futboll

Këta janë futbollistët e ftuar nga Xavi për derbin ndaj Real Madridit

news image

Barcelona ka zbuluar listën me futbollistët e grumbulluar për derbin e nesërm ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit, në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Xavi nuk do t’i ketë në dispozicion disa futbollistë për këtë përballje.

Ansu Fati, Samuel Umtiti, Sergi Roberto dhe Sergino Dest janë futbollistët që do t’i mungojnë Barçës.

“El Clasico” do të zhvillohet sot nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët janë lider në tabelë me 66 pikë, kurse katalunasit ndodhen në pozitën e tretë me 51 pikë.

/GazetaSinjaliSporti/