image Rreth 90 raste të ngacmimeve seksuale për 1 vjet në Kosovë

Siguri

Rreth 90 raste të ngacmimeve seksuale për 1 vjet në Kosovë

news image

Rastet e ngacmimeve seksuale në Kosovë nuk kanë të ndalur edhe përkundër se organet e ndjekjes dhe hetuesisë, po i arrestojnë, akuzojnë e dënojnë kryesit e këtyre veprave penale.

Thuajse nga dy raste të ngacmimit seksual ndodhin brenda javës në vendin tonë apo mesatarisht 8 raste për çdo muaj, raporton Gazeta Sinjali.

Por thuhet se ka edhe jo pak raste të ngacmimeve seksuale të cilat nuk raportohen nga viktimat tek organet e ndjekjes.

Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se nga 1 janari deri me 30 nëntor të këtij viti kanë ndodhur 87 raste të ngacmimit seksual.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, ngacmim seksual cilësohet kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti atë i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore.

/GazetaSinjali/