image Rreth 300 pacientë po trajtohen si pasojë e helmimit nga uji në Kaçanik, drejtori i Shëndetësisë flet për Sinjalin - Sinjali

Rreth 300 pacientë po trajtohen si pasojë e helmimit nga uji në Kaçanik, drejtori i Shëndetësisë flet për Sinjalin

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për dyshimin se është ndotur uji në Kaçanik, ku si pasojë qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Kaçanikut, Salih Malsiu, ka folur për Sinjalin dhe ka konfirmuar se rreth 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë, që nga data 5 korrik deri më sot.

Sipas tij, shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të njëjta.

Prej 5 korrik deri më sot kanë marrë trajtim rreth 300 pacientë, një shumicë prej tyre i kanë pasur simptomat e njëjta, barkqitje, vjellje, mundim”, është shprehur Malsiu.

Malsiu po ashtu bëri të ditur se, analizat kimike kanë dalë dhe rezultati është mirë, ndërsa rezultatet e analizës bakteriologjike, janë në pritje dhe pritet që nesër të merren.

Ai tha se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ka arritur që të gjithë pacientëve t’u jap shërbimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është momentalisht stabile.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dëshmoret e Lirisë” në Kaçanik u ka bërë thirrje qytetarëve të fshatrave Nikaj, Rekë, Biçec, Dubravë dhe Doganaj që ta vlojnë ujin për pije para përdorimit për shkak se dyshojnë se është i ndotur.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin