image Dyshohet për ndotje të ujit në Kaçanik, banorëve të disa fshatrave iu bëhet thirrje ta vlojnë ujin - Sinjali

Dyshohet për ndotje të ujit në Kaçanik, banorëve të disa fshatrave iu bëhet thirrje ta vlojnë ujin

news image

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dëshmoret e Lirisë” në Kaçanik u ka bërë thirrje qytetarëve të fshatrave Nikaj, Rekë, Biçec, Dubravë dhe Doganaj që ta vlojnë ujin për pije para përdorimit për shkak se dyshojnë se është i ndotur.

Gjatë këtyre dy ditëve kemi pasë raste të shumta të pacientëve me simptome të vjelljes,temperaturës, diarresë, mundimit, plogështisë. Shumica e pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë trajtuar në QKMF  dhe deri më tani nuk e kemi asnjë pacient të hospitalizuar”.

Situata është në kontroll të plotë dhe nuk ka arsye për panik. Ne si institucion kemi kontaktuar  Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ferizaj ,me ç’rast ata kanë marrë mostrat e ujit për analiza kimike dhe bakteriologjike dhe rezultatet i presim pasë  pas disa ditëve”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se edhe sot një ekip mjekësor nga IKSHPK-ja, në Ferizaj ka dalë në terren te këto lokalitete për të bërë edhe disa analiza shtesë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin