image “Pse bablok ksi gjeste, dënom pa uniformë edhe e shohim”/ I riu në Kaçanik kërcënon policin që e gjobiti dhe ikë

Siguri

“Pse bablok ksi gjeste, dënom pa uniformë edhe e shohim”/ I riu në Kaçanik kërcënon policin që e gjobiti dhe ikë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë është raportuar në Kaçanik, më 1 shtator, ku një 22-vjeçar ka kërcënuar një zyrtar policor, që e kishte ndalur për t’i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Sinjali mëson se pasi Policia e ka dënuar të dyshuarin, i njëjti ka filluar ta kërcënojë seriozisht, duke i thënë “Pse bablok ksi gjeste, mos e bë punën me u marrë vesh ndryshe, se keq të bjen”, thotë burimi. I riu dyshohet se i është drejtuar policit po ashtu me fjalët “dënom bre pa uniformë edhe e shohim” dhe më pas ka ikur.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit kanë nisur kërkimet për ta kapur të dyshuarin, i cili ndodhet akoma në arrati.

/GazetaSinjali/