image Rreth 1 mijë persona të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm në Afganistan

Botë

Rreth 1 mijë persona të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm në Afganistan

news image

Një tërmet i fuqishëm në Afganistan, ka vrarë të paktën 950 persona dhe ka plagosur më shumë se 600. Numri i të vdekurve pritet të vazhdojë të rritet.

Forca e tërmetit ishte 6.1 ballë sipas shkallës Rihter dhe tërmeti goditi pjesë të dendura të populluara të Afganistanit dhe Pakistanit në orët e hershme të mëngjesit, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Deri më tani informacionet që kemi janë se të paktën 920 njerëz janë martirizuar dhe 600 janë plagosur“, tha Mawlawi Sharafuddin Muslim, zëvendësministër i menaxhimit të fatkeqësive, në një konferencë për shtyp të mërkurën, shkruan Al Jazeera.

Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi disa nga fshatrat janë në zona të thella në male dhe do të duhet pak kohë për të mbledhur detaje”, tha më herët zyrtari i ministrisë së brendshme Salahuddin Ayubi.

/GazetaSinjali/