image A do të vazhdojnë të qëndrojnë me forca të shtuara në Veri? -flasin nga KFOR-i

Kosovë

A do të vazhdojnë të qëndrojnë me forca të shtuara në Veri? -flasin nga KFOR-i

news image

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë me dije se ata do të mbeten në formacione të përforcuara në  afërsi të pikë kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe se po vazhdojnë ta monitorojnë situatën nga afër.

Kështu kanë deklaruar nga KFOR për “kosovo online”, te pyetur nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë me numër të shtuar forcash në pozicionet e tyre në veri të Republikës së Kosovës.

“Komanda Rajonale Lindore mban prezencë pranë në Jarinjë dhe Bërnjak, me pika të vendosura të kontrollit të trafikut dhe patrulla të vazhdueshme në zonë së bashku me Njësinë Shumëkombëshe të Karabinierëve dhe EULEX-in”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje thonë se KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor dhe neutral në sigurimin e sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/GazetaSinjali/