image Sulmohen deputetët Nimanbegu e Mustafiq nga protesuesit në Podgoricë

Rajon

Sulmohen deputetët Nimanbegu e Mustafiq nga protesuesit në Podgoricë

news image

Gjatë protestës së mbrëmshme para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë janë sulmuar deputeti shqiptar Genci Nimanbegu dhe Sul Mustafiq.

Pas kësaj kanë pasuar edhe reagimet ku kryetari i Malit të Zi Demokratik, Aleksa Beçiq, ka dënuar ashpër sulmet ndaj kolegëve deputetë Sul Mustafiq dhe Genci Nimanbegu, gjatë protestës së mbrëmshme para Kuvendit.

Siç theksoi ai, protesta ligjore demokratike dhe shprehja e mendimit nuk duhet të rrezikojë askënd në asnjë mënyrë, pavarësisht funksionit apo përkatësisë politike.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve të partive politike që të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve në mënyrë që më në fund të ndalen me skenat e dhunës, kërcënimeve dhe përçmimeve. Mjaft duke u parë në pasqyrën e pasme, ne duhet të ecim përpara, të qytetëruar dhe evropianë, të pajtuar dhe duke parë për të ardhmen, për hir të rinisë malazeze dhe të ardhmes sonë”, ka shkruar Beçiq në një postim në Twitter.

Edhe nga partia boshnjake kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Sul Mustafiqit dhe Genci Niimanbegut, thuhet në deklaratën e partisë. Ata theksojnë se ky lloj sulmi, siç thonë ata, nga persona të papërgjegjshëm nuk është shembull i protestave demokratike.

Partia Boshnjake thekson se besojnë se personat që qëndrojnë pas këtyre sulmeve nuk janë të organizatorëve të protestës së sotme.

“Partia boshnjake u bën thirrje edhe një herë qytetarëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të qetësojnë tensionet, sepse paqja civile nuk ka alternativë. Edhe pse Mali i Zi aktualisht është në një krizë të rëndë politike, sociale dhe institucionale, ne ftojmë të gjithë aktorët në dialog,” theksuan ata.

/GazetaSinjali/