Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke ecur rrugës është sulmuar nga disa persona, ku të njëjtit e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se e kanë rrahur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa sipas policisë ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Lidhur me këtë është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar, deri tani nuk ka persona të arrestuar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në Drenas.
Rasti në polici është cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.