image Rrëmbehet nga ish-i dashuri i saj në Prishtinë

Siguri

Rrëmbehet nga ish-i dashuri i saj në Prishtinë

news image

Një vajzë në Prishtinë dyshohet se është rrëmbyer të dielën nga ish-i dashuri i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka raportuar në polici se kishte qenë në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, kur aty kishte shkuar ish-i dashuri i saj.

Sipas njoftimit të policisë, ajo ka deklaruar se i dyshuari e ka marrë me dhunë dhe e ka keqtrajtuar fizikisht e psiqikisht.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga ish-i dashuri, ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin për këtë rast, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/