Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Viktimë e kësaj dhune janë gratë që sulmohen nga burrat e tyre e fëmijët që sulmohen nga prindërit e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Suharekë ku një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë fëmijët e moshës 17 dhe 15 vjeç janë hasur nga policia në parkun e qytetit me ç’rast ata kanë deklaruar se janë sulmuar nga babai i tyre.
Fëmijët si pasojë e këtij sulmit kanë pranuar tretman mjekësor. Kurse viktimat së bashku me dy fëmijët e tjerë të moshës 7 dhe 5 vjeç janë dërguar në strehimoren e Prizrenit.
Me vendim të prokurorit babai i fëmijëve është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici po hetohet si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.