image Rrahje te rruga B në Prishtinë, arrestohen dy persona (VIDEO)

Siguri

Rrahje te rruga B në Prishtinë, arrestohen dy persona (VIDEO)

news image

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte afër lokalit “Smash”, te rruga B, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit video nga kjo përleshje.

Sipas tij, një veturë është ndalur para lokalit “Smash” dhe nga aty kanë dalë disa të rinj të cilët kanë filluar të përleshen fizikisht me disa të rinj të tjerë, që kanë qenë para lokalit.

Për t’i ndarë të rinjtë, ai thotë se kanë ndërhyrë disa qytetarë dhe zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit.

Ndërsa i dyshuari tjetër, sipas këtij sinjalizuesi, që ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka arritur që të arratiset, për të arrestuar pak minuta më vonë nga zyrtarët e tjerë që kanë ardhur në vendngjarjes për asistencë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast, por ende nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/