Sot, rreth orës 17:00, disa persona të cilët kishin shkuar për t’u freskuar në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë, janë përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, tha ai./Gazeta Sinjali/