Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 18 në sheshin “Mehë Uka”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga kjo rrahje i lënduar ka mbetur një person dhe është arrestuar një tjetër.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë. Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policorë”, tha Zahiti.