image Rrahje në Prishtinë/ 20-vjeçari e bën për gips një të mitur

Siguri

Rrahje në Prishtinë/ 20-vjeçari e bën për gips një të mitur

news image

Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë kosovarë përfshihen në përleshje me njëri-tjetrin, të cilat shpesh dinë të lënë pasoja serioze si shkak i lëndimeve të rënda që marrin. Një rast i tillë  ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:30 në rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në përleshjen ku janë përfshirë një 15 dhe një 20-vjeçar, keq e ka pësuar i mituri, i cili ka marrë lëndime serioze si pasojë e rrahjes nga i dyshuari.

15-vjeçarit i është dashur që të kërkojë ndihmën e mjekëve, pasi që gjatë përleshjes 20-vjeçari i kishte thyer gishtin e dorës.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, të cilët menjëherë janë vënë në lëvizje për të kapur të dyshuarin, me ç’rast i njëjti është arrestuar dje.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/