Një rrahje ka ndodhur sonte në rrugën kryesore që të dërgon te “Maja e Zezë”, në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Pejë, Veton Elshani, i cili tha se dy të dyshuar kanë rrahur një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas tij, viktima ka pësuar thyerje të kockës (frakturë) në fytyrë.
“Po, ka ndodhur një rrahje, është lënduar një person. Ai ka pasur frakturë në pjesët e fytyrës dhe po merr tretman në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po merren në pyetje. Të njëjtit mbeten në arrest”, tha Elshani./Gazeta Sinjali/