image Rrahje në shkollën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, arrestohen katër persona

Siguri

Rrahje në shkollën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, arrestohen katër persona

news image

Katër nxënës në shkollën “28 Nëntori” në Prishtinë janë arrestuar nga Policia gjatë ditës së sotme për shkak të një përleshjeje fizike mes tyre.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, nga kjo rrahje është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë. Në këtë rast është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti shton se nxënësit e arrestuar, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën  – lëndim trupor.

/GazetaSinjali/