Një person ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij dje në Prizren. Njëri nga viktimat ka mbetur pa vetëdije, njofton policia.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa te i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.