Një rrahje ka ndodhur sot në rrugën ‘UÇK’ në Mitrovicë, ku janë përfshirë tre persona.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se një 16-vjeçar, një 17-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët janë nxënës të shkollave të mesme, janë rrahur mes vete.
Sipas burimeve, të dyshuarit kanë deklaruar se deri te rrahja ka ardhur si shkak i një rrahjeje që kishte ndodhur para disa ditësh, ndërsa të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime.
Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rasti ‘Sulm’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.