image Rrahje mes nxënëseve në shkollën e mesme të Lipjanit, njëra nga të miturat bëhet për spital

Siguri

Rrahje mes nxënëseve në shkollën e mesme të Lipjanit, njëra nga të miturat bëhet për spital

news image

Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një përleshje mes dy nxënëseve të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, me ç’rast njëra prej të miturave u bë për spital për shkak të goditjeve që pësoi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët kanë qenë afër shkollës në momentin kur ndodhi rasti.

Sinjalizuesit kanë njoftuar se kanë parë Policinë në objektin e shkollës, pasi këta të fundit janë informuar nga personeli i shkollës.

Siç mëson Sinjali njëra nga nxënëset e përfshira në përleshje ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, dy nxënëset janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin, në prani të përfaqësuesit të qendrës për punë sociale.

/GazetaSinjali/