Një e mitur është arrestuar dje rreth orës 14:30 në Mitrovicë, për shkak se dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkak të lëndimeve të marra, policia njofton se e lënduara ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, deri te sulmi kishte ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.
“Është arrestuar e dyshuara femër /kosovare (e mitur) pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj viktimë femër/kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në prezencën e punëtorit të qendrës sociale, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/