Rreth orës 22:00 ka ndodhur një rrahje në rrugën ”Ilir Konushevci” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, të cilët janë shtetas të huaj dhe aktualisht supozohet të jenë sirianë, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Menjëherë për këtë rast, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka dërguar pesë të dyshuar në stacionin policor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te kjo ngjarje.
“Pesë nga ta janë shoqëruar për ne stacionin policor përderisa dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shtetas të huaj ( aktualisht supozohet të jenë Sirian, por po vazhdon puna për verifikimin përfundimtar)”, tha ai.