Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:50 ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve të gjinisë mashkullore në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe kanë marrë tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit kujdestar, dërgohen në mbajtje për 48 orë.