image Rrahje afër një diskoteke në rrugën Prishtinë - Ferizaj, tre të dyshuarit ia lënë fajin alkoolit e xhelozisë

Siguri

Rrahje afër një diskoteke në rrugën Prishtinë – Ferizaj, tre të dyshuarit ia lënë fajin alkoolit e xhelozisë

news image

Në orët e para të së dielës, afër një diskoteke në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një përleshje mes tre personave.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se derisa njësia policore ishte duke e rregulluar trafikun i ka parë të dyshuarit duke u rrahur dhe më pas ka ndërhyrë.

Tre personat janë shoqëruar në Polici dhe ka rezultuar që të gjithë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Siç mëson Sinjali, të dyshuarit janë intervistuar pasi iu ka kaluar gjendja e dehur dhe ata kanë pranuar që faji i përleshjes kishte qenë alkooli dhe xhelozia.

Në lidhje me këtë, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/