image Rrahja në Pejë/ Babai me dy djemtë rrahën me shqelma e grushte borxhliun - Sinjali

Rrahja në Pejë/ Babai me dy djemtë rrahën me shqelma e grushte borxhliun

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rrahje që ndodhi në qytetin e Pejës, në vendin e njohur “Te Qendra Zejtare”.

Në pamjet e publikuara shiheshin tre persona që sulmojnë me shqelma e grushte një person tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarit për këtë rast është babai me dy djemtë e tij.

Ndërkaq, motivi i rrahjes dyshohet se lidhet me një borxh që viktima ua kishte atyre.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se tre të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit, janë ndaluar për 48 orë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin