image Rrahja si në filma në mes të Gjakovës, Policia jep detaje për rastin

Siguri

Rrahja si në filma në mes të Gjakovës, Policia jep detaje për rastin

news image

Gazeta Sinjali më herët raportoi se një rrahje mes dy personave ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka dhënë detaje për Sinjalin. Ai ka thënë se të dyshuarit fillimisht ishin ofenduar mes vete lidhur me përparësinë në komunikacion.

Tutje ai ka shtuar se pas ofendimeve me fjalë të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit më pas janë dërguar për tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit janë në ndalim për 48 orë.

“Me vendim të Prokurorit dy të dyshuarit mbahen në ndalim policor për 48 orë”, tha ai për Sinjalin.

Gazeta Sinjali më herët raportoi se deri në arritjen e policisë një person ka tentuar që t’i ndaj personat që rriheshin, mirëpo i njëjti nuk ka pasur sukses.

Gjithashtu në videon e publikuar nga Gazeta Sinjali shihet ndërhyrja e ngadaltë e policisë, të cilët veprojnë sikurse të ishin spektatorë. /Gazeta Sinjali/