image Rrahja brutale e tri vajzave në Prishtinë/ Policia thotë se i dyshuari është në arrati

Siguri

Rrahja brutale e tri vajzave në Prishtinë/ Policia thotë se i dyshuari është në arrati

news image

Policia ka dhënë detaje pasi në media doli një video ku shihet një burrë duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Videoja nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.

Ajo theksoi se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

/GazetaSinjali/