Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka kontrolluar automjetin e tij, ku ka gjetur tre radiolidhje, tre telefona celularë, disa kartela të bankës dhe një çelës veture, të cilat janë sekuestruar.
Sinjali mëson se pas intervistimit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/