image Rrahen mes vete dy persona në Drenas, njëri bëhet për spital

Siguri

Rrahen mes vete dy persona në Drenas, njëri bëhet për spital

news image

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës  20:25, kurse rasti në polici po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”./GazetaSinjali/