image Rrahje në Pejë/ Dy persona bëhen llom, njëri sulmon edhe gruan e tij

Siguri

Rrahje në Pejë/ Dy persona bëhen llom, njëri sulmon edhe gruan e tij

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, dhuna ka vazhduar derisa raportohet se njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, rasti në Polici është cilësuar si “Dhunë në familje dhe Sulm”./GazetaSinjali/