Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë dorëzim-pranimi i detyrës së ministrave.
Ministri i deritashëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ia dorëzoi detyrën ministres së re Rozeta Hajdari.
Me këtë rast, siç njofton kumtesa, ish-ministri Shala e uroi ministren Hajdari për pozitën e re dhe më pas e njoftoi shkurtimisht për punën dhe projektet e përfunduara dhe ato në vazhdimësi.
Ndërkaq, ministrja e Rozeta Hajdari shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjithë për t’i zhvilluar fushat që janë në kuadër të kësaj ministrie, që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit. /Gazeta Sinjali/