image Ronaldo vazhdon "pushimin" në vendlindje, nuk rikthehet në Itali

Futboll

Futboll/ Ronaldo vazhdon “pushimin” në vendlindje, nuk rikthehet në Itali

news image

Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Itali këtë të martë siç bëri fillimisht me dije gazeta portugeze Record por do të qëndrojë edhe për disa ditë në vendlindjen e tij Madeira ku ka kaluar të gjithë periudhën e izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Megjithatë ylli portugez pas disa ditësh do të udhëtojë drejt Italisë ku do të qëndrojë për 14 ditë izoluar në shtëpinë e tij aty ku do të nisë edhe stërvitjen individuale.

Prej 4 majit të gjithë futbollistët që luajnë në Itali mund të nisin stërvitjen individuale në shtëpitë e tyre ndërsa gjasat janë që në 18 maj të nisin seancat stërvitore në grup.