Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Itali këtë të martë siç bëri fillimisht me dije gazeta portugeze Record por do të qëndrojë edhe për disa ditë në vendlindjen e tij Madeira ku ka kaluar të gjithë periudhën e izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit.
Megjithatë ylli portugez pas disa ditësh do të udhëtojë drejt Italisë ku do të qëndrojë për 14 ditë izoluar në shtëpinë e tij aty ku do të nisë edhe stërvitjen individuale.
Prej 4 majit të gjithë futbollistët që luajnë në Itali mund të nisin stërvitjen individuale në shtëpitë e tyre ndërsa gjasat janë që në 18 maj të nisin seancat stërvitore në grup.