Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord në ndeshjen e djeshme ndaj Bayer Leverkusen.
Ronaldo shënoi në minutën e 88-të, në fitoren 3-0, në kuadër së Ligës së Kampionëve.
Ronaldo ka arritur t’iu shënoi gol 33 skuadrave të ndryshme, duke barazuar rekordin e legjendës së Realit, Raul Gonzalez.
Mirëpo ylli portugez nuk mund të jetë shumë i qetë, pasi rivali i tij më i madh Lionel Messi ka arritur t’iu shënoi gol 32 klubeve të ndryshme.
Nëse argjentinasi luan dhe arrin të shënon gol, atëherë do të arrij ta barazojë yllin portugez.