image Ronaldo thotë se është i lumtur te Juventusi

Futboll

Sport/ Ronaldo thotë se është i lumtur te Juventusi

news image

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, ka thënë se është i lumtur që është pjesë e skuadrës së Juventusit.

“Më pëlqen gjithçka në lidhje me Juventusin. Ata kanë një kulturë të mirë, është klubi më i mirë në Itali. Juventusi ka një histori të jashtëzakonshme, unë jam i lumtur që jam këtu. Dua të fitoj shumë trofe me Juven”, citohet të ketë thënë Ronaldo për DAZN.

Kujtojmë se ylli portugez është transferuar në verën e vitit të kaluar te Juventusi, ndërsa në sezonin e tij të parë fitoi titullin e Serie A dhe u zgjodh lojtari i vitit./Gazeta Sinjali/