image Ronaldo te Dortmundi? Shefi ekzektutiv i klubit gjerman jep përgjigjen

Futboll

Ronaldo te Dortmundi? Shefi ekzektutiv i klubit gjerman jep përgjigjen

news image

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans Joachim Watzke, ka hedhur poshtë zërat në lidhje me një lëvizje të mundshme nga ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo te gjigantët e Bundesligës këtë verë, megjithëse ai pranon se një kalim i tillë do të ishte “simpatik”.

Teksa Watzke ka shprehur admirimin e tij për legjendën portugeze, ai është shprehur qartë se nuk janë zhvilluar bisedime për një transferim të mundshëm.

Duke folur në një konferencë për shtyp, drejtori i Dortmundit tha qartë se nuk ka pasur asnjë bisedë me Manchester United apo lojtarin për një transferim të mundshëm.

Watzke tha: “Unë e dua këtë lojtar, sigurisht që është një ide simpatike të shohësh Cristiano Ronaldon të luajë në Signal Iduna Park. Por nuk ka asnjë kontakt fare mes atyre që janë përfshirë. Kështu që ju duhet të ndaloni së foluri për këtë.”

Fillimisht, Djajtë e Kuq kishin insistuar që Ronaldo të shihte pjesën e mbetur të marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon në fund të sezonit.

Megjithatë, ‘Goal’ ka kuptuar se Erik ten Hag ka qenë aq i alarmuar nga fillimi i tmerrshëm i sezonit të klubit, saqë ai është i gatshëm të sanksionojë largimin e portugezit.

United ka konsideruar një numër zëvendësimesh për Ronaldon, duke përfshirë Cody Gakpo, Antony, Matheus Cunha dhe Hakim Ziyech.

Megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjesh lojtarin i cili paguhet 500,000 funte në javë, në një klub të ri. Chelsea tashmë ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Ronaldon, ndërsa tifozët e Atletico Madrid kanë protestuar me pasion kundër nënshkrimit të mundshëm të ish-favoritit të Real Madridit. Dhe tani Dortmundi ka konfirmuar se nuk ka bisedime nga ana e tyre.

/GazetaSinjaliSport/