Call of Duty: Warzone, është një videolojë shumë e popullarizuar që çdo ditë e më shumë po fiton vëmendjen e fanatikëve, e një prej emrave të mëdhenj është bërë pjesë e këtij komuniteti.
Fjala është për futbollistin legjendar nga Brazili, Ronald Nazario, i cili është lajmëruar në platformën Twitch ku luan videolojën Call of Duty Warzone.
Ai ka krijuar një kanal të tij RonaldTV, në të cilin bën “streaming” dhe tregon aftësitë e tij në videolojën e kompanisë Activision, e gjithashtu publikon edhe klipe të ndryshme.
Braziliani aktualisht ka 260 mijë ndjekës. Në Twitch ngjashëm bëjnë edhe futbollistët e tjerë në mesin e të cilëve është Antoine Griezmann, Sergio Aguero dhe plotë të tjerë.