image Ronaldo një "bishë" e vërtetë, ja trupi i 35 vjeçarit

Sport/ Ronaldo një “bishë” e vërtetë, ja trupi i 35 vjeçarit

news image

Cristiano Ronaldo është vetizoluar në vendlindjen e tij, Madeira, por nuk e ka lënë veten pas dore në këto kohë të vështira të pandemisë së Koronavirusit.

“Ylli” i Juventusit, që fluturoi drejt Portugalisë në fillim të muajit për shkak të goditjes në tru që pësoi nëna e tij, Dolores, po qëndron në vilën e tij luksoze, për të shmangur kontaktet me persona të tjerë që mund të jenë të infektuar me COVID-19.

35-vjeçari, gjithsesi, vijon të mbajë një regjim të rreptë stërvitor dhe ushqimor, çka tregohet dhe nga fotoja që postoi në Instagram motra e tij, Katia.

Fiziku i CR7 është i pabesueshëm, me muskuj që nuk i kanë futbollistët e zakonshëm, por ata që merren me “bodybuilding”. Ronaldo pozoi mes anëtarëve të familjes, duke përfshirë mbesën e tij Alicia dhe motrën tjetër Elma.

Ronaldo tregoi formë të shkëqyer gjatë sezonit, përpara se Seria A të pezullohej, teksa kishte shënuar 13 gola në 11 ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat.

Gjatë fundjavës u zbulua se Ronaldo do të bashkojë forcat me menaxherin e tij, Jorge Mendes, për të ndihmuar në financimin e luftës kundër Koronavirusit në Portugali.