Emergjenca nga koronavirusi sa vjen e po shtohet dhe futbolli për momentin është në një pikëpyetje të madhe pasi nuk dihet kurrësesi data se kur do të rinisë.
Megjithatë futbollistët dhe sidomos njëri prej atyre që kanë bërë historinë në dy dekadat e fundit e ka gjetur një mënyrë për të nisur stërvitjen dhe për të mbajtur trupin në formë.
Juventusi u ka kërkuar lojtarëve të huaj të rikthehen në Torino pas festës së Pashkëve për të nisur stërvitjen por CR7 i ka marë masat më herët.
Ai është filmuar nga mediat portugeze duke u stërvitur në stadiumin e Madeiras, ndërkohë ylli luzitan sëbashku me familjen e tij e kanë lënë shtëpinë në Funchal për t’u transferuar në një vilë më të madhe dhe më luksoze në Caniçal pasi aty mund të ketë edhe më shumë privatësi.