image Ronaldo me gjest fantastik për vendin e tij

Futboll

Koronavirusi/ Ronaldo me gjest fantastik për vendin e tij

news image

Cristiano Ronaldo po mendon të bëjë një gjest fisnik për t’i ardhur në ndihmë vendit të tij.

Ashtu si menaxheri i tij Jorge Mendes, ylli portugez i Juventusit, siç zbulon gazeta spanjolle As do të shpenzojë para për të ndihmuar vendin e tij Portugalinë me maska dhe aparate për frymarrje artificiale që t’iu vijë në ndihmë spitaleve në shtetin luzitan, pasi edhe në Portugali rastet e të prekurve me koronavirus po shtohen nga dita në ditë gjithnjë e më tepër.

Kujtojmë se koronavirusi është përhapur pothuajse në tërë botën duke marrë jetën e mijëra njerëzve./Gazeta Sinjali/